Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar zgjedhjet në katër komuna, ndërsa në 10 të tjera shkon në balotazh.
Kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në mbi 99 për qind të votave të numëruara ka marrë 50,35%.
Në Lipjan, Imri Ahmeti i LDK-së ka marrë 59,57%, gjë që i ka siguruar pozitën e kryetarit të kësaj komune edhe për një tjetër mandat.
LDK ka fituar edhe në Fushë Kosovë me kandidatin e saj, Burim Berisha i cili ka marrë mbi 63,41% të votave.
Partia e Isa Mustafës ka dalë fituese edhe në Viti, ku kandidati për kryetar Sokol Hamiti ka marrë mbi 52,98% të votave.
Në rrethin e dytë zgjedhor LDK do të garojë në dhjetë komuna: Prishtinë, Ferizaj, Istog, Obiliq, Podujevë, Kamenicë, Shtime, Vushtrri dhe Suharekë, Gjilan.
Për rezultatin e të gjithave komunave mund të klikoni këtu: /Telegrafi/