Telegrafi

LDK feston në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë (Foto/Video)

Aktivistë të Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë filluar që të festojnë në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pran bustit të ish-presidentit të ndjerë kanë shkrepur fishekzjarrë.

Festës i është bashkuar kandidati i kësaj partie për të parin e kryeqytetit Arban Abrashi, kryetari i partisë Isa Mustafa, kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, etj.

Zyrtarë të LDK-së kanë thënë se në këto zgjedhje kanë fituar në pesë komuna ndërsa në 10 tjera kanë shkuar në balotazh.