Çështja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi ende po vazhdon të mbetet pezull e kjo për shkak të mungesës së numrave nga koalicioni qeverisës.
Mu për këtë gjë, tashmë e dy javë është duke u shtyrë votimi i demarkacionit, edhe pse liderët e partive në pushtet u shprehën të bindur se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj jave.
Deri më tash ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket mbajtjes së seancës, ndonëse në media u dhanë si opsione dita e martë, e mërkurë dhe e premte.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se kur do të mbahet seanca për demarkacion.
“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë njoftim nga Administrata e Kuvendit”, ka thënë Shala.
Kujtojmë se prej herës së fundit kur dështoi seanca për demarkacionin, qeveria u angazhuar që ta bindin Listën Serbe që ta votojë ratifikimin e kësaj marrëveshje e cila është kusht për liberalizmin e vizave.
Lista Serbe dhe Vetëvendosja janë deklaruar kundër demarkacionit, ndërsa votat e deputetëve të LDK-së janë pro. /Telegrafi/