Zgjedhja e qeverisë së re pritet të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.
Deputetët e LDK-së të cilët pritet të emërohen ministra janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.
Kjo do të thotë se vendet e tyre duhet të plotësohen në Kuvend.
Në radhë për t’u bërë deputetë nga kjo parti janë Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri, raporton KP.