Mërgimtarët në përgjithësi dhe ata të Zvicrës në veçanti, kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në fitoren e radhës të LDK-së. Kështu u tha në takimin e Kryesisë së LDK-së me strukturat e Degës së LDK-së në Zvicër, ku u bisedua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, theksoi se Degët e LDK-së në mërgim, veçmas kjo e Zvicrës ka dhënë kontribut të madh për mbijetesën, rezistencën, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Mërgimtaret tonë, dega jonë në këtë rast në Zvicër kanë qenë shtyllë dhe përkrahëse e fuqishme për punën e madhe të presidentit historik Ibrahim Rugova në bërjen e shtetit. Presidenti çdoherë ka vlerësuar lart punën dhe kontributin e bashkatdhetarëve tonë për Republikën e Kosovës”, tha ai.
Në takim është folur edhe për siç u tha qeverisjen e keqe Haradinaj, idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, dialogun me Serbinë, FSK-në, listën e veteranët e luftës.
Muharrem Svarqa, anëtar i Kryesisë së LDK-së, kërkoi nga Dega e LDK-së në Zvicër në gjetjen e formave të bashkërendimit dhe mobilizimit për, siç tha ai, fitoren e madhe të LDK-së. /Telegrafi/