Telegrafi

LDK: E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë në Kosovë janë zgjedhjet

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar mendimin e saj rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, kjo parti sot ka kërkuar që e vetmja zgjidhje për Kosovën në këtë situatë janë zgjedhjet.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri,  ka kërkuar që të gjitha degët e LDK’së në Kosovës të organizohen, pasi që kjo parti po koordinohet dhe po përgatit me partitë e tjera ngritjen e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë, pasi vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Tutje thuhet se LDK duke parë bllokimin e vendit nga ky koalicion qeverisës e vetmja mundësi mbeten zgjedhjet, Beqiri ka ftuar për unitetin dhe disponimin e mirë brenda të gjitha strukturave dhe organeve të partisë.

Ndryshe Beqiri këto komente dhe kërkesës i bëri në degën e 5 në Prishtinë, ku kërkoi nga të gjithë aktivistët që të angazhohen që LDK-ja të forcohet sidomos në Prishtinë sepse baza e fitores së LDK-së sipas tij në nivel vendi është Prishtina./Telegrafi.