Telegrafi

LDK e njofton PDK-në për dialogun me Serbinë, kërkojnë koordinim të ngushtë në këtë proces

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka takuar sot nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me Hoxhajn pati një bisedë përmbajtjesore, dhe se e ka njoftuar për rrjedhën e takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtjesore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve.

Theksuam nevojën a koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsensus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/