Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media, tha se janë shumë të kënaqur me ecurinë e deritashme të procesit zgjedhor.
Ai po ashtu bëri thirrje që të ruhet ky standard i lartë demokratik i zgjedhjeve në Kosovë.
“Deri më tani jemi të kënaqur shumë me procesin zgjedhor. Kosova po e tregon një kulturë të lartë demokratike. Siç është raportuar nga KQZ, deri më tani pjesëmarrja në votim është 10 për qind. Kjo pjesëmarrje është konfirmuar dhe nga vëzhguesit tanë . Mbi 180 mijë votues kosovar e kanë shfrytëzuar deri tani në orën 11, të drejtën e tyre për të votuar. Ne edhe më tutje i bëjmë thirrje qytetarëve tanë, që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më masovike, të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin tonë në katër vitet e ardhshme. Vlerësojmë gjithashtu dhe përpjekjet dhe angazhimet nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar, drejtë sigurimit të një procesi të drejtë dhe korrekt. ..Jemi të kënaqur dhe me Prokurorinë e shtetit dhe me reagueshmërinë që kanë pasur në disa raste të raportuara. Ne jemi duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me KQZ dhe me mekanizmat, që i ka dhe çdo shkelje eve ntuale do ta raportojmë atje… Në orët në vijim ne presim dhe bëjmë thirrje të vazhdojë procesi i njëjtë, që standardi demokratik i lartë të mirëmbahet. Dhe i ftojmë sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje”, tha ai./Telegrafi/