Site icon Telegrafi

LDK e Gjilanit nis fushatën me tubim madhështor me strukturat

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka nisur fushatën elektorale me tubim madhështor të organizuar nga Shtabi i Degës me strukturat e partisë, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka thënë se ky tubim madhështor i hapjes së fushatës zgjedhore, është dëshmi e madhe e bastionit të LDK’së për fitoren e madhe të listës së partisë me numër 134 dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, gjatë adresimit të mesazheve, janë shprehur se falënderimi më i madh iu shkon strukturave të partisë për mbështetjen e vazhdueshme për tre dekada sa ekziston kjo parti.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se strukturat e LDK’së e kanë çmontuar të keqen që vinte nga një kohë e pakohë dhe do ta çmontojnë edhe të keqen që vjen tani nga rivalët.

Fatmir Rexhepi (20) pohoi se se më 6 tetor Kosova thërret që të bëhet ndryshimi i madh, i cili i duhet demokracisë dhe të gjitha fushave.

Valentina Bunjaku Rexhepi (21) ka deklaruar se më 6 tetor, qytetarët e Gjilanit do të rreshtohen në rrugë të drejtë, rrugën e prosperitetit të Gjilanit dhe Kosovës, listës së LDK në krye me Vjosa Osmanin.

Imet Rrahmani (35) është shprehur se se dhjetë ditëshi është vendimtar në ndryshimin e madh që do të pasojë në qeverisjen e vendit në krye me listën e LDK’së, duke shtuar se nga Gjilani ka nisur gjithmonë ndryshimi.

Ndërkaq, kandidati Faton Bislimi (44), theksoi se do të themi më pak fjalë dhe do të punojmë më shumë për ta arritur fitoren e madhe të Kosovës sepse ky shtet ka nevojë për një qeverisje që ia zbardhë fytyrën në krye me LDK’në dhe kryeministren e ardhshme, Vjosa Osmani.

Exit mobile version