Kryetarja e degës së LDK-së, në Gjermani, Donika Gërvalla ka thënë se është habitur nga ngjarja e sotme që ndodhi në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së.
“Nëse Isa Mustafa e Ismet Beqiri mendojnë se munden të më ndalojnë me këtë, ku ndërkohë unë jam përballë me një shtet të tërë të Serbisë, e kanë gabim. Kjo ka kohë që s’është LDK e Ibrahim Rugovës, njësoj si partitë tjera edhe LDK është kthyer në grup interesi”, ka thënë Gërvalla në Rrokum Rroll.
Kur u pyet se si janë pritur këto skena nga nëna e saj Syzana Gërvalla, duke i marrë parasysh ato që i ka përjetua nga vrasja e Jusuf Gërvalles dhe dhuna sistematike e UDB-ës, Gërvalla nuk mundi të japë përgjigje pasi e tradhtuan lotët./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=b1fbSh_SeYE