Site icon Telegrafi

LDK dhe PDK bojkotojnë votimet në Kuvendin e Prishtinës

Asamblesitët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bojkotuar votimin e rendit të ditës gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me arsyetimin se në rend ditë nuk është futur mosfunksionimi i këtij Kuvendi.

Përveç bojkotit të votimit asamblesitët e opozitës e lëshuan edhe sallën.

E për kundër kësaj kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Agim Kuleta ka deklaruar se rendi i ditës është votuar me 22 vota.

Futja si rend dite mosfunksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte propozim i Halim Halimit nga LDK që të futet si pikë e rendit të ditës.

Në mungesë të kourimt kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta ka vendosur që të seanca të shkoj në pauzë për të vazhduar në ora 13:00. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version