Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor.
Kjo u bë e ditur nga Dega e AAK-së në Gjilan.
“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Dega në Gjilan, kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gjilanit të mbështesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri”.
“Përmes kësaj deklarate, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, dega në Gjilan konfirmon vullnetin e të gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje fuqishme për Lufti Haziri, pë Kryetar të Komunës së Gjilanit”.
“Për Degën e AAK-së në Gjilan, nga sot Haziri është kandidat edhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit. Vota e çdo anëtari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës- AAK, Dega në Gjilan, nga sot konfirmon Rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plote të Lutfi Hazirit, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit./Telegrafi/