Site icon Telegrafi

LDK deklarohet rreth takimit me Escobarin: Informacionet e duhura do t’i kemi pas takimit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur sot në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Deputetja Bajrami në një konferencë për media theksoi se nuk kanë ndonjë paragjykim në lidhje me takimin, sepse ende nuk dihet se për çka do të flitet aty.

“Takimi nuk ka ndodhur ende pritet të ndodh, në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet… Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.

Lexo po ashtu Escobar takon sonte liderët e opozitës në rezidencën e ambasadorit Hovenier, PDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar sot pasdite pritet të takohet me krerët e partive politike opozitare.

Vizita e Escobarit në Prishtinë vjen një javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa – i kundërshtuar nga Beogradi dhe disa serbë lokalë. /KP/

Exit mobile version