Site icon Telegrafi

LDK: Asnjë nga kandidatët tanë për kryetarë të komunave nuk ka probleme me ligjin

Foto: Arkiv

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas publikimit të një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

LDK tha se raporti i IKD-s është i pritshëm dhe se asnjë nga kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave nuk ka probleme me ligjin.

Lexo po ashtu IKD: Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin

Lexoni të plotë reagimin:

“Nëntë prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin.

Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it”. /Telegrafi/

Exit mobile version