Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar për një raport të Bankës Botërore për nivelin e papunësisë në Kosovë dhe Ballkan.
LDK thotë se Kosova sipas këtij raporti prin me numrin më të madh të të papunëve në Ballkan.
“Alarmues është raporti i sotëm i Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve. Sipas të njëjtit raport vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e kemi potencuar vazhdimisht. Kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik; por ka vetëm propagandë dhe keqqeverisje”, vijon reagimi i partisë opozitare.
LDK thotë se si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, “të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova”./Telegrafi/