Telegrafi

LDD-ja kundërshton vendimin e qeverisë për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Zeneli akuzoi Qeverinë se me rastin e vendimit për ndërtimin e TC “Kosova e re” ka anashkaluar rekomandimet e ekspertëve, të cilët vlerësojnë se Kosova nuk ka nevojë për një termocentral me kapacitet prej 2 mijë megavatesh.

“Është për habi sjellja e Qeverisë së Kosovës ndaj pasurive të Kosovës, ndaj një resursi që është konsideruar në interes strategjik për shtetin e Kosovës. Na sjell para dileme dhe pikëpyetje të madhe se deri ku mund të shkojnë këta njerëz, këta individë të koketojnë me pasurinë e Kosovës dhe koketojnë me të ardhmen dhe perspektiven e vendit", ka thënë Zeneli.