Telegrafi

LDD e pakënaqur me punën e Qeverisë

“Tani vërehet qartë se këta ekspertë veç sa kanë hyrë në një mjegullinë, nga e cila nuk po mund të dalin, dhe kjo tregon qartë edhe nga vërejtjet ndërkombëtare që kanë filluar të shpeshtohen ndaj autoriteteve institucionale, se nevojitet më të vërtetë një ekip ekspertësh të mirëfilltë dhe me përvojë, të cilët me punë dhe angazhim të vazhdueshëm do e shtynin Kosovën të ecte në drejtim të sakët, apo në rrugën drejt zhvillimit të gjithmbarshëm”, është thënë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, të kryesuar nga kryetari i saj, Nexhat Daci.

LDD ka shfaqur pakënaqësinë me punën e deritashme të qeverisë, dhe ka shprehur brengen e saj se, “kriza vetëm sa po vjen e po thellohet, dhe faturën e gjithë kësaj po e paguan qytetari i rëndomtë i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/