Telegrafi

LDD e brengosur për rrjedhat ekonomike

Anëtari i Kryesisë se LDD-se, Mustafë Pllana në konferencën për media vlerësoi se Kosova ka GDP më të ultë ne Evropë.

Ai tha se sipas FMN-së GDP-ja e Kosovës pritet të rritet 3 për qind , prej 1.766 euro për kokë banori në 2.360 euro për kokë banori.

Pllana tha se vlerësimet e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht MEF-it dhe FMN-së ndryshojnë dhe se vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se për të arritur nivelin të cilin sot e kanë Maqedonia dhe Shqipëria, Kosovës i nevojiten 10 vite me një norme te rritjes prej 7 për qind.

Pllana theksoi se sipas FMN Kosova nuk ka ndonjë Sektor qe ka dalë ne sipërfaqe i cili do te barte zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se rritja e tanishëm po forcohet si rezultat i Shpenzimeve Kapitale te Qeverise.

Kurse deputetja Synavere Rysha,e cila është edhe anëtare e komisionit për ekonomi theksoj se është i panevojshëm shpenzimi i 350 mijë euro për blerjen veturave për presidencën. /Telegrafi/