Site icon Telegrafi

LD: Vendimi për marrëveshjen me Greqinë duhet të mirret në Kuvend

Lidhja Demokratike konsideron se arritja e një pajtimi për tejkalimin e çështjes së emrit është një çështje që kërkon konsenzus politik dhe qytetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, për të ardhur deri te zgjidhja duhet guxim politik, përgjegjësi dhe lidership.

LD-ja konsideron se një zgjidhje që nuk e rrezikon identitetin, gjuhën dhe dinjitetin mund të jetë bazë për çbllokimin e proceseve euro-atlantike.

Partia e Pavle Trajanovit konsideron se vendimin për një marrëveshje duhet ta merr Kuvendi, kurse referendumi mund të jetë alibi i udhëheqësve politik dhe mund ta rënojë procesin nëse paraprakisht nuk arrihet një pajtim politik partiak./Telegrafi/

Exit mobile version