Site icon Telegrafi

LD: Tusk vjen në Maqedoninë e absurdeve

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) konsideron se kryetari i Këshllit Evropia, Donald Tusk, vjen që ta vizitojë një vend të absurdeve, ku OBRM-PDUKM-ja me 51 deputetë vazhdon që të qeverisë me vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo parti vazhdon që të bllokojë Kuvendin e Maqedonisë, duke shtuar se organizohen edhe protesta për të penguar transferimin e qetë, demokratik dhe kushtetues të pushtetit.

Kjo parti beson se Tusk do të kërkoj që të lejohet shumica parlamentare prej 67 deputetëve të formoj qeverinë e re të vendit, duke shtuar se ai do të insistoj që Maqedonia të pengoj kalimin tranzit të refugjatëve nga Siria, Iraku e Afganistani drejt BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version