Site icon Telegrafi

LD: Të luftojmë për një Maqedoni të lirë

Në nder të Ditës së 8 Shtatorit, Lidhja Demokratike (LD) ka uruar të gjithë qytetarët dhe njëherë porosit që të gjithë të luftojmë për një Maqedoni të lirë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Demokratike të gjithë qytetarëve u uron 8 Shtatorin – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë ditë, 25 vjet më parë, qytetarët e Maqedonisë në referendum, kishin një ëndërr shekullore të të parëve tanë, Republika e Maqedonisë të bëhet shtet i lirë, i pavarur dhe shtet sovran.

Maqedonasit dhe të gjithë qytetarët pa dallim etnie treguan pjekuri, vullnet dhe vendosmëri për të përmbushur amanetin e gjeneratave që dhanë shumë viktima dhe të merren me të gjitha sfidat që janë para tyre në vitet në vijim.

Kjo festë është një sfidë e fortë për të gjithë ne që të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoni të lirë, që do të ndikojë në drejtësi dhe për të krijuar mundësi të barabarta për qytetarët”, thuhet në urimin e LD. /Telegrafi/

Exit mobile version