Nga partia Lidhja Demokratike thonë se mbështesin nismën e Qeverisë që në procesin e ndërtimit të strategjisë për zgjdhjen e çështjes së emrit të kyçen të gjitha partitë relevante, i tërë kreu politik shtetëror, si dhe ekspertë nga fusha e të drejtës ndërkombëtare, historisë, gjuhëtarë, politikologë dhe të tjerë.
“Vetëm me transparencë të plotë dhe informim objektiv është e mundur përkrahja e qytetarëve në ndëtimin e zgjidhjes dhe sjelljen e vendimit përfundimtar. Përgjegjësi për ardhmërinë e shtetit kanë të gjithë, por përgjegjësinë më të madhe e kanë partitë në pushtet, të cilët kanë detyrë të sigurojnë konsenzus të gjerë politik dhe shoqëror”, thuhet në kumtesën e LD-së./Telegrafi/