Telegrafi

LD: Sulmi ndaj deputetëve është skenar i përgatitur nga udhëheqës të lartë të MPB-së

Lidhja Demokratike në mënyrë të ashpër e dënon sulmin dhe dhunën ndaj zyrtarëve më të lartë të Shtëpisë ligjvënëse, Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LD insiston politikën që të ketë drejtësi penale dhe përgjegjës për organizatorët, pjesëmarrësit e dhunshëm në këtë ngjarje të përgjakshme.

Sulmi i dhunshëm është paraprakisht skenar i përgatitur dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga partia shtojnë se në këto momente kritike për shtetin, duhet qetësi dhe stabilitet, presim te liderët e partive të mbizotëroj ndjenja e përgjegjësisë dhe në mënyrë aktive të qetësojnë gjendjen, thonë nga LD ndër të tjera. /Telegrafi/