Site icon Telegrafi

LD: Skenari i Beogradit është për destabilizimin e Ballkanit

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë thekson se tërheqja e personelit nga Abmasada e Serbisë në Shkup është skenarë për destabilizimin e Ballkanit, që sipas LD-së, paraqet vend gjeostrategjik ku ballafaqohen interesat e shumë qendrave të fuqishme.

“Me këtë akt serb të pamenduar dhe joautentik, qëllimi kryesor është të bllokohet procesi euroatlantik i Maqedonisë dhe të pengohen ose zgjatet pranimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimeve të bisedimeve për hyrje në BE. Është më se e sigurtë se Serbia me ndihmë nga jashtë është tërhequr në këtë aventurë të pamatur, e cila është e mbështetur edhe nga strukturat politike në Maqedoni”, thonë nga LD, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti bëjnë thirrje që Maqedonia të përmbahet nga masat reciproke dhe të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit me Serbinë.

“Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fqinjësore duhet të niset nga interesat e saj, pa mos u përzier në punët e brendshme të shteteve tjera, aq më pak ta marrë rolin e aribitruesit ose mbrojtëse të ndonjë qendre pushteti”, shtojnë nga LD./Telegrafi/

Exit mobile version