Lidhja Demokratike vlerëson se niveli i ulët dhe vulgar i debatit në Komisionin për sistem politik, në lidhje me raportin e PSP-së, ka devijuar Parlamentin plotësisht si organi më i lartë legjislativ të demokracisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vend të përkushtimit ndaj ligjeve, puna nëmënyrë profesionale dhe transparente, si dhe mbështetje për eliminimin e pengesave, deputetët nga qeveria (ndoshta mes tyre dhe atyre ndaj të cilëve janë të akuzuar) në mënyrë të orkestruar janë angazhuar në diskreditimin e PSP-së, një institucion që gëzon mbështetjen e më shumë se 70% nga qytetarët.
Në mënyrë të qartë dhe me qëllim pengimin e drejtësisë edhe Parlamenti e ka paralizuar dhe inkurajon institucionet tjera për të bashkëpunuar me PSP.
LD gjithashtu kërkon seancat të jenë të hapura dhe të transmetohet nëpërmjet kanalit Parlamentar dhe mediat tjera të mund të ndjekin pa pengesa mirë transmetim të drejtëpërdrejtë. /Telegrafi/