Site icon Telegrafi

LD: Qytetarët të mos marrin pjesë në asnjë protestë

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi për të gjitë pjesëmarrësit në skenarin e përgjakshëm në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LD kërkon nga MPB dhe Prokuroria Publike të zbatojnë hetim të shpejtë, joselektiv dhe gjithpërfshirës kundër organizatorëve të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë, dhunë që u rrënjosën themelet e shtetit dhe është në funksion të skenarëve për deszabilizim të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LD.

LD gjithashtu ju bën thirrje qytetarëve të jenë të qetësuar dhe të mos marrin pjesë në protesta, me qëllim që të jepet hapësirë për dialog politik dhe të mundësohet transferim i qetë i pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version