Lidhja Demokratike konsideron se në Maqedoni është kryer grushtshtet që vazhdon edhe më tej dhe gjithçka tjetër është teatër i absurdit, përfshirë edhe replikat në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti konsideron se bëhet fjalë për propagandë frikësuese ndaj shumicës në Kuvend kur OBRM-PDUKM-ja deklaron se Maqedonia do të mbrohet nga populli.
Sipas LD-së, shumica duhet të veprojë në mënyrë të përshtatshme dhe seanca e Kuvendit duhet të vazhdoje deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të tij, duke shtuar se Kuvendi nuk guxon të bllokohet.
LD-ja pret që, siç thonë, puçistët të tërhiqen dhe të lejohet transferimi i qetë i pushtetit./Telegrafi/