Site icon Telegrafi

LD, partive shqiptare: Jo vetëm mbështetje verbale, por edhe praktike

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë kërkon nga BDI-ja, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët që të ofrojnë edhe mbështetje praktike dhe jo vetëm siç thonë, deklarative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LD-së, insistimi që sa më shumë vende ministrore të ketë në qeverinë e re, mund ta prish balansin ndëretnik dhe të bllokojë ndryshimet që janë urgjente për stabilizimin e vendit.

“LD pret që të mbizotërojë ndjenja e përgjegjësisë dhe nevoja për ndryshime themelore, për të cilat kanë votuar mbi 700 mijë qytetarë”, thonë nga LD./Telegrafi/

Exit mobile version