Në lidhje me Listën zgjedhore dhe problemet rreth saj, Lidhja Demokratike në një komunikatë per media ka reaguar se gjithçka varet nga KSHZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘KSHZ-ja duhet me MPB të pastrojë Listën e votuesve dhe të mos pres ta bëj dikush tjetër. Nga KSHZ varet nëse do të ketë zgjedhje ndryshime, si kushte thelbësore për stabilizimin e vendit.
LD bën thirrje që muaji Gusht të jetë muaj i kthesës, që nuk lidhen me ngjarjet dhe besëlidhjen e 2 gusht 1903 dhe 1944’, thonë nga partia. /Telegrafi/