Nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë kanë reaguar se kohëve të fundit në rrjetin social Facebook po qarkullon një profil i rremë me emrin e kryetarit të kësaj partie, Pavle Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në disa ditë të fundit shpesh po shfaqen statuse nga një profil i rremë me çka po keqpërdoret emri i kryetarit të partisë së Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov”, thuhet në deklaratën e LD-së.
Nga atje thonë se LD do të merr të gjitha masat ligjore për të ndaluar keqpërdorimin e Facebook për shpërndarjen e statuseve me çka keqpërdoret emri i kryetarit.
“Pavle Trajanov po frustrohet nga komentet të publikuar në profilin e rrejshëm”, thonë nga LD. /Telegrafi/