Lidhja demokratike propozon që Republika e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore, i bazë e çmontimit të sistemit njëpartiak dhe forcimit të përgjegjësisë gjatë miratimit të vendimeve kyçe dhe sundimin e së drejtës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në suaza të reformave prioritare të cilët duhet ti realizojë Qeveria reformatore e cila pritet të formohet gjatë këtij muaji, propozojmë të bëhen edhe ndryshimet e rregullimeve zgjedhore, gjatë së cilës më me rëndësi është të mbetet modeli zgjedhor proporcional, ndërsa Maqedoniа të jetë një njësi zgjedhore.
Ky model zgjedhor hap mundësi edhe për partitë më të vogla dhe ato të porsaformuara, si dhe për bashkësitë më të vogla etnike.
I ftojmë të gjithë partitë politike, asociacione qytetare dhe të gjithë qytetarët, ta përkrahin këtë iniciativë nëse janë për ndryshime, drejtësi dhe qeverisje të përgjegjshme.
Lidhja demokratike pret reforma rrënjësorë edhe në gjyqësi, sistemin e sigurisë, mediat, departizimin e institucioneve, si parakushte të rëndësishme për organizim të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të besueshme”, ka thënë mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp lideri i LD, Pavle Trajanov./Telegrafi/