Telegrafi

LD: Maqedonia është kreatore e paqes dhe stabilitetit

Dhënien e ftesës për anëtarësim në NATO për Republikën së Maqedonisë e ka përshëndetur edhe partia Lidhja Demokratike e Maqedonisë, ku thonë se ftesa për anëtarësim në NATO tregon hapin më të madh civilizues dhe historik.

Nga atje thonë se anëtarësimi është “vërtetim i rezultateve të reformave disavjeçar, tërheqjeve, kompromiseve dhe luftës për qeverisjen e së drejtës”.

“Maqedonia qëndron partner i besueshëm i NATO-s, kreatore e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjërë”, thonë nga LD

Nga LD thonë se ke ne qëndron sfidë e fort për të ngritur qëllimet kombëtare të vetme, vazhdimit të reformave. /Telegrafi/