Telegrafi

LD Maqedoni: Proceset e integrimit evropian po i bllokojnë qeveria dhe Bullgaria

????????????????????????????????????

Këto ditë jemi dëshmitarë të rritjes së presionit ndërkombëtar lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si komb përbërës. Ky presion është iniciuar dhe koordinuar nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, duke besuar se në këtë mënyrë do të sigurojnë mbështetjen e qytetarëve, thonë nga Lidhja Demokratike.

Nga LD vlerësojnë se sa më shumë shtohet presioni, aq më shumë rritet rezistenca e qytetarëve ndaj ndryshime kushtetuese nën diktatin e Bullgarisë dhe pa reciprocitet dhe presion të balancuar ndaj Sofjes për njohjen e të drejtave themelore të maqedonasve në Bullgari për t’u bashkuar dhe për të ushqyer kulturën gjuhësore dhe veçori të tjera.

Lidhja Demokratike i bën thirrje Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane drejtpërdrejt, por edhe përmes BE-së dhe partnerit strategjik SHBA, të kërkojnë të drejta të barabarta për maqedonasit në Bullgari, si dhe për bullgarët në Maqedoni./Telegrafi/