Lidhja Demokratike pret që viti 2023 të jetë një vit sfidash dhe ndryshimesh të forta.
“Analizat dhe vlerësimet tona janë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në maj dhe do të krijohet një qeveri e koalicionit të gjerë dhe kryeministri do të jetë nga partia që fiton më shumë deputetë.
Prioritetet kryesore në vitin e ardhshëm do të jenë reformat në sistemin gjyqësor, rishikimi i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe rizgjedhja e tyre, të gjitha me synimin për të hedhur bazat sistematike për një sistem gjyqësor të besueshëm, rezistent ndaj politikës dhe ndikimet korruptive.
Në këtë drejtim, pritet një luftë e fuqishme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë kriminale dhe ndalimi i veprimtarisë politike, nëpërmjet vendosjes së një sistemi të mirëformuar dhe efikas”, thonë nga Lidhja Demokratike.
Nëse arrihen këto dy synime vendimtare, shtojnë nga atje, do të sigurohen kushtet për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e vlerave të BE-së dhe fillimin formal të negociatave për anëtarësim në BE./Telegrafi/