Lidhja Demokratike e Maqedonisë angazhohet për sindikatë të fortë që do të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe do të jetë partner në negociatat me punëdhënësit dhe qeverinë.
“Duke uruar 1 majin, Ditën e Punëtorëve dhe Ditën e Solidaritetit, u bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe shoqatave të tyre që të bashkohen dhe të tregojnë solidaritet dhe me aktivitete specifike për të afirmuar dhe mbrojtur të drejtat e punëtorëve, kryesisht të lidhura me të ardhurat personale, kushtet e punës dhe daljes në pension.
Vetëm të bashkuar dhe të lirë nga ndikimet partiake, punëtorët përmes veprimit sindikal mund të ndikojnë në miratimin e zgjidhjeve që janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre”, thonë nga Lidhja Demokratike.
Nga atje shtojnë se në këtë kohë të vështirë që po kalon bota, të gjithë duhet të mbajmë çmimin së bashku dhe në solidaritet./Telegrafi/