Lidhja Demokratike e Maqedonisë paralajmëron një proces të prerjes së rrënjëve maqedonase përmes komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, duke hapur kështu një proces të bullgarizimit të Maqedonisë.
“Puna e këtij komisioni është reflektim i zgjidhjeve që përmban Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, e cila përcakton historinë e përbashkët dhe formimin e Komisionit për çështje historike dhe arsimore.
Formulime për nderimin e përbashkët të shenjtorëve Kiril dhe Metodi, Shën Klimenti dhe Naumi dhe Car Samueli dhe rekomandimet për ndryshimin e teksteve shkollore në të dy vendet, të cilat u harmonizuan nga komisioni i përbashkët, ndryshojnë drejtpërdrejt narrativën historike në favor të çështjes kombëtare dhe etnike bullgare në Maqedoni.
Lidhja Demokratike vlerëson se është e papranueshme ndryshimi i së kaluarës me komisione dhe vendime administrative, me qëllim të mohimit dhe shpërfytyrimit të identitetit maqedonas duke relativizuar faktet historike. Kjo është një përpjekje e pasuksesshme për të transpozuar ndërgjegjen bashkëkohore në të kaluarën e largët dhe një keqkuptim i historisë, i formuar gjatë periudhës së komunizmit”, theksojnë nga Lidhja Demokratike.
Nga atje shtojnë se me kontestimin e edukatorëve dhe revolucionarëve maqedonas që janë pjesë e KODIT të çdo maqedonas, mohohet identiteti maqedonas, rrënjët dhe e ardhmja e tij.
Të kujtojmë, thuhet në deklaratë, ai që nuk ka histori, nuk ka të ardhme, dhe pikërisht kjo po bëhet tani./Telegrafi/