Site icon Telegrafi

LD kërkon strategji nga partitë politike për çështjen e emrit me Greqinë

Partia Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) e cila është në koalicion me LSDM-në, ka dalur me propozim që gjitha partitë politike në vend të krijojnë një strategji për çështjen e emrit me Greqinë.

Në një kumtesë për media nga LDM thonë se ndihma e madhe ndërkombëtare për Maqedoninë dhe vlerësimet pozitive për ndryshimet demokratike, janë mundësi historike që gjitha partitë politike të ulen dhe të definojnë strategji për tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti theksojnë se për anëtarësimin në NATO dhe BE ekziston konsensus politik dhe qytetar, por procesi i eurointegrimeve sipas kësaj partie është bllokuar në dhjetë vitet e fundit.

“Mundësitë që janë hapur duhet të shfrytëzohen, por njëkohësisht të ndërtohet edhe strategji deri në anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thonë nga LDM./Telegrafi/

Exit mobile version