Site icon Telegrafi

LD kërkon nga KSHZ të informojë deputetët për gjendjen e Listës Zgjedhore

Lidhja Demokratike i kërkon Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të paraqesë një raport në parlament, në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të raportit, partia e Pavle Trajanovit kërkon nga Parlamenti që të hap debatin dhe të vlerësoj nëse një nga parakushtet kryesore, pastrimi i Listës Zgjedhore, për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira, demokratike dhe të besueshme të 5 qershorit është përmbushur.

“Në kushtet e një sistemi të bllokuar të institucioneve shtetërore, pa reforma në gjyqësi, pa përgjegjësi të krijuesit të krizës politike, kurse deri më tani fushatë mediale manipuluese e paparë, zgjedhjet nuk do ta zgjidhin krizën. Prandaj, ne presim vlerësim real të të gjitha palëve, dhe interesat e shtetit dhe qytetarët duhet të jenë përpara interesave personale dhe partiake’, thuhet nga LD. /Telegrafi/

Exit mobile version