Site icon Telegrafi

LD: Ka argumente që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë vendimin për vetëshpërbërje të Kuvendit

Lidhja Demokratike konsideron se ka shumë argumente juridike që Gjykata Kushtetuese në seancën e nesërme ta shfuqizojë vendimin për vetëshpërbërje të Kuvendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Lidhja Demokratike në tërësi i pranon mendimet e ndara të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese (Natasha-Gaber-Damjanovska, Sali Murati dhe Ismail Dardhishta), të cilët i pranuan argumentet e LD-së se Vendiomi për vetëshpërbërje të Kuvendit me veprim anulues është në kundërshtim të Kushtetutës dhe se Gjykata Kushtetuese duhet ta pranojë iniciativën e LD-së për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe në bazë të kësaj të sjellë vendim’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version