Telegrafi

LD: Gjendja mund të bëhet më dramatike përderisa nuk formohet qeveria e re

Lidhja Demokratike i bën thirrje kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot t’ia jep mandatin Zoran Zaevit i cili mori mbështetjen nga 67 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në pajtueshmëri me Kushtetutën, mandatin për formimin e qeverisë, e merr partia ose partitë të cilët kanë siguruar shumicën në parlament. Shumicë të tillë ka LSDM, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët’.

Nga LD thonë se gjendja mund të vështirësohet përderisa edhe më tej Parlamenti është pa kryetar.

LD thotë se është e intersuar për ndryshime dhe drejtësi, por edhe reforma të thella, në pajtueshmëri me angazhimin e mbi 612 mijë qytetarëve dhe në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë. /Telegrafi/