Site icon Telegrafi

LD: Filluan lojërat politike

Vetëm dy ditë më parë partitë OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH, nënshkruan një marrëveshje për të krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LD ka pasur rezerva në lidhje me marrëveshjen, në veçanti zbatimin e saj. Me pengesat e mbrëmshme në votimin kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e BDI-së, në thelb filluan lojërat gjykatëse për të shtyrë zgjedhjet. Pengesa të tilla janë për shkak të rënies së rejtingut të partive në pushtet (OBRM-PDUKM dhe BDI), të cilave nuk u përgjigjen zgjedhje të menjëhershme.

Qytetarët kërkojnë zgjedhje të shpejta që të ketë ndryshime, të vendoset sundimi i ligjit dhe pastrimi me krijuesit e krizës.

LD pret presion publik, për të filluar zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes dhe përgjegjësinë e atyre që pengojnë reformën dhe ndryshimet. /Telegrafi/

Exit mobile version