Është e qartë se më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje, për shkak se Lidhja Demokratike u bën thirrje ministrave dhe zëvendësministrave, të tërheqin dorëheqjet e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë, thonë nga partia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Paralajmërojmë për problemet e mundshme të sigurisë në rast se Ministria e Brendshme ka shkelur parimin e hierarkisë dhe ende praktikohet veprim paralel nga zv. ministrat shtesë. Për shkak të kësaj, LD kërkon që qeveria të tërheqë emërimet individuale si sepse ata do të shkaktojnë kaos të plotë dhe paralizë të institucioneve më vitale. Këto zgjidhje janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, sepse Gjykata Kushtetuese me masa në kohë që të pezullojë të gjitha vendimet e qeverisë”.
Maqedonia është në krizë, vlerësojnë nga partia. dhe bëjnë thirrje për dialog politik dhe marrëveshje, riaktivizimin e Parlamentit dhe zhbllokimin e institucioneve tjera për zbatimin e reformave, ndryshimet kadrovike dhe të krijojnë kushte për zgjedhje. /Telegrafi/