Telegrafi

LCM ofron kredi, 400 milionë euro për PTK-në

Letrën e kompanisë London Capital Markets, e bëri publike zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila gjatë një konference për media.

Në letër shkruan se pas takimeve të me hershme në mesë të Pacolli dhe zyrtarëve të kompanisë kërkohet nga ai, që të flet me Qeverinë e Kosovës.

"Në qoftë se Qeveria ka një interes për të diskutuar me ne në lidhje me një kredi për PTK-në bazuar në këto kushte ne do të dërgojmë menjëherë menaxherin tonë për të biseduar me autoritet përkatëse”, thuhet në letër

Kusari-Lila tha se kjo kompani do të ofrojë një kredi të mirë për PTK-në, në vlerë prej 400 milionë euro me një interes mesatar.

“Kjo ofertë rrit të hyrat për PTK-në dhe mbetet prapë e qeverisë”, tha Kusar-Lila. Ajo tha se AKR-ja kundërshton privatizimin e PTK-së dhe rekomandon këtë marrëveshje e cila sipas kësaj partie është e mirë. /Telegrafi/