Site icon Telegrafi

LB reagon ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm maqedonas

Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj deklaratës se Ministrit te Jashtëm te Maqedonisë, Nikolla Popovski-it që ka bërë në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me liderët shqiptarë në Maqedoni, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij subjekti Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski duke akuzuar liderët shqiptarë nga Kosova e Shqipëria për ndërhyrje në punët e brendshme, ndër të tjera ka thënë se Mqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë, transmeton Klan Kosova.

“Lëvizja për Bashkim e konsideron këtë deklaratë mjaft shqetësuese sepse përmes saj shprehet mungesa e gatishmërisë së shtetit maqedonas për të reflektuar mbi realitetin ekzistues në këtë shtet dhe mohimin e padrejtë të të drejtave të shqiptarëve atje, si komunitet shtetformue”, thuhet në komunikatën e dërguar.

“Konsultimi dhe koordinimi politik midis përfaqësuesve të një kombi, për avancimin e të drejtave të një pjese të tij nuk përbën kurrfarë veprimi agresiv apo precedenti në marrëdhëniet ndërkombëtare kaka thënë Lëvizja për Bashkim. Lidershipi maqedonas, duke u përpjekur ta pengojë komunikimin midis shqiptarëve në rajon, po dëshmon edhe një herë papjekurinë politike dhe mentalitetin e vet jodemokratik e izolues”, thuhet në reagim.

Lëvizja për Bashkim ka përfunduar duke thënë se nuk mund të konsiderohet bashkëpunim i mirë i Maqedonisë me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë përderisa ky bashkëpunim synon të qëndrojë mbi vazhdimin e padrejtësive ndaj një pjese të kombit. /Telegrafi/

Exit mobile version