Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për media thekson se Kosova i ka dy rrugë për të shpëtuar, ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja.
LB thekson se zhvillimet e fundit rreth krijimit të institucioneve tregojnë qartazi se Kosova ndodhet para një sfide.
Lexoni të plotë reagimin e LB-së:
“Zhvillimet e fundit rreth krijimit të institucioneve tregojnë qartazi se Kosova ndodhet para një sfide, e cila kërkon maturi e pjekuri politike. Shihet lehtë se lufta për pushtet mund të të verbojë deri në atë shkallë sa fatin e vendit ta lësh në mëshirën e Listës serbe dhe të partive minore, siç po vepron PAN-i, ose të rrish anash e t’i gëzohesh faktit se Kosova po hyn në vështirësi me shpresë se nga këto vështirësi do të përfitojë partia ime, siç po vepron LVV e LDK.
Ende ka kohë që të gjitha partitë politike të mendojnë esëll e ta nxjerrin Kosovën nga kriza në të cilën ka hyrë dhe e cila do të thellohet!
Dy rrugë i ka Kosova sot për të shpëtuar: Ose një qeveri gjithëpërfshirëse me mandat të kufizuar njëvjeçar e me detyra të përcaktuara mirë nga i gjithë spektri politik, ose në zgjedhje të reja!
Rrugët tjera e thellojnë krizën dhe Kosovën e vendosin në vështirësi edhe më të mëdha! Pasojat domosdo që më së shumti do t’i bartin qytetarë, por fajit nuk mund t’i askush, as PAN e as LVV e LDK!”. /Telegrafi/