Telegrafi

LB-ja e Podujevës aderon në AAK

Lëvizja për Bashkim në Podujevë sot ka kaluar në AAK. Në ngjarjen e aderimit të këtij subjekti në Degën e AAK-së në Podujevë, u tha se AAK-ja po shndërrohet në një adresë serioze të organizimit politik në Kosovë.

Nexhat Lumnica, deri sot asamblist i LB-së, tha se LB kalon në AAK-në e Podujevës, me qëllim të realizimit të aspiratave dhe idealeve që kanë.

Ai ka folur edhe sa siç u tha deklarimeve të përfaqësuesve të LB-së në Prishtinë, se kjo parti nuk paska ekzistuar në Podujevë.

“Lëvizja për Bashkim në komunën e Podujevës, ka qenë njëri prej subjekteve që ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në raportin e KQZ-së për rezultatin e këtij subjekti politik në zgjedhjet komunale shkruan se kjo parti i ka fituar 1.88 % të votave, përkatësisht 682 vota dhe e ka fituar një mandat për Asamblenë Komunale”.

https://www.youtube.com/watch?v=I84fhY2glS4