Telegrafi

Lazzari alternativë për Gattuson

Është thënë se mesfushori italian mund të largohet nga San Siro për t’iu bashkëngjitur Olympiacosit apo Al-Ahlit, ndërsa sipas Tuttomercatoweb.com, e ardhmja e lojtarit do të qartësohet këtë fundjavë.

Nëse ndodh që Gattuso të largohet, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka ‘të gatshëm’ zëvendësuesin e tij, dhe ai është mesfushori i Cagliarit, Andrea Lazzarri, me të cilin trajneri ka punuar gjatë kohës sa ishte në Sardinia. /Telegrafi/