Telegrafi

Lazio vendos ta huazojë Riza Durmishin

Riza Durmishi . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Riza Durmishi do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar iu bashkua skuadrës italiane në verën e vitit 2018 nga Real Betis për 7,5 milionë euro.

Por Durmishi nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij duke mos mundur të përshtatej edhe aq me kampionatin italian.

Edhe lëndimet nuk e kanë lënë rehat shqiptarin nga Maqedonia, që këtë edicion ka zhvilluar vetëm 19 ndeshje në të gjitha garat, ku vetëm në gjashtë prej tyre ka qenë titullar.

Riza Durmishi. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Lazio ka vendosur ta huazojë mbrojtësin shqiptar në një skuadër ku do të ketë më shumë hapësirë.

Mediat italiane kanë raportuar se ish-skuadra e Drumishit, Brondby ka shprehur interesim për ta rikthyer atë.

Brondby ka siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës dhe e shohin Durmishin si një përforcim të madh.

Gjithsesi për reprezentuesin danez interesim ka shfaqur edhe Bologna në Serie A dhe Celta Vigo në La Liga. /Telegrafi/