Telegrafi

Lazio vë kontakt me Nedvedin

Pas largimit nga Juve, Nedvedi njoftoi se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, mirëpo agjenti i tij ka thënë se ende nuk ka përfunduar karriera e ‘furisë çeke’.

“Il Corriere Dello Sport” njofton se të enjten presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është takuar me agjentin e Nedvedit, Mino Raiola, me të cilin ka biseduar për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme që Nedved të bëjë një rikthim sensacional te Lazio.

“Është e vërtetë, jam takuar me Lotiton. Duhet të presim dhjetë deri në 15 ditë, pasi që Pavel është në pushime. Gjithçka do të vendoset pas kthimit të tij nga pushimet”, ka thënë Raiola.