Patroni i Lazios, Claudio Lotito, ka caktuar një shumë prej 18 milionë eurosh në formë bonusesh në rast se Bianconcelestët e fitojnë titullin e Serie A.
Il Corriere dello Sport raporton se Lazio shpreson ta fitojë Scudetton këtë sezon, kur kanë mbetur edhe 12 javë për t’u zhvilluar.
Bianconcelestët kanë vetëm një pikë më pak se lideri dhe kampioni në fuqi, Juventus, prandaj shpresojnë se kanë gjasa reale për titull.
Presidenti i klubit italian do t’u dhurojë lojtarëve dhe stafit nga 400.000 euro secilit, një total prej 18 milionë eurosh në rast se e fitojnë Serie A këtë vit.
Lazio është mysafir i Atalantas (më 24 qershor) në rikthimin e kampionatit, ndërsa më pas do të udhëtojë te Fiorentina (më 27 qershor). /Telegrafi/